Këngëtari Bardhi dhe modelja Sara Gjordeni u njohën dhe u dashuruan brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 3.
Dyshja vazhduan romancën e tyre edhe jashtë dhe së fundi dhanë edhe lajmin se do të bëhen prindër.
Lajmin e kanë konfirmuar vetë çifti, por edhe në emisionin e Bora Zemanit “Cherry on Top”.
Po ashtu gjatë këtij spektakli, Bardhi u gjunjëzua për t’i bërë “pyetjen e madhe”, ndërsa ajo ka thënë “Po”.
Pas këtij momenti ka ardhur dhe reagimi i parë i çiftit. Në një postim për ndjekësit e tij në Instagram, Bardhi shkroi:
“Ajo tha Po, Po, Po! Jo thjesht ‘Po’! Zoti ju bekoftë të gjithëve, me harmoni, shëndet dhe dashuri me gjithë familjet e juaja. Neve Zoti na bekoi, bashkë kaluam fortuna edhe stuhi… jemi dashtë, jemi sharë, jemi ndarë e jemi bërë prapë bashkë në një shtëpi të izoluar pa e ditur çfarë na pret jashtë. Mos u dorëzoni, nese e doni dikë, mos u ndikoni nëse e doni dikë e bëni atë që jua ndien zemra! Ju faleminderit për fjalët e mira dhe urimet, ju duam shumë”. /Telegrafi/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...