Këngëtarit kolumbian, Juan Luis Londono, i njohur si Maluma i kanë vjedhur bizhuteri me vlerë 787 mijë dollarë në Moskë.
Ai përflitet se është i lidhur me Bebe Rexhën.
“Qytetari kolumbian Juan Luis Londono paraqiti një raport të policisë në lidhje me një grabitje që u zhvillua në suitën e tij në hotelin ‘Four Seasons’ në Moskë. Në mesin e artikujve të vjedhur janë rrathë Cartier, disa Rolex, Hublot, Patek Philippe dhe orët Audemars Piguet, si dhe një kuletë” ka thanë një burim i brendshëm për TASS.
Sipas burimit, një person i panjohur ka prezantuar veten si një mysafir i këngëtarit dhe ka marrë një kopje të çelësit elektronik.
Pas grabitjes, hajduti u arratis. Policia ruse ka filluar procedurën penale nën nenin “Vjedhje” të Kodit Penal Rus.
E rëndë në Lezhë: Babë e bijë humbin jetën në aksident tragj...
Shënohet Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale
Sulmi me armë në Shtëpinë e Bardhë/ Reagon Trump: Këta janë ...
Ky është i dyshuari për të shtënat me armë në darkën e Trump...
Masa të rrepta për testin e maturës, deri 20 mijë euro gjobë...
Momenti kur Trump dhe Zonja e Parë nxirren me nxitim nga dar...