”Hyremi” shkëlqen në fustanin e kuq

15:51 | 25 Nëntor 2017

”Hyremi” mjaft aktive.
Aktorja e njohur turke, Meryem Uzerli apo e njohur te ne si ”Sulltanesha Hyrem” duke pasur parasysh faktin se ka një numër të madh të fansave në vende të ndryshme të botës po mundohet që të qëndrojë sa më afër tyre.

Sikurse edhe shumica e emrave të njohur ndërkombëtar, edhe aktorja turke po shfrytëzon rrjetet sociale për të ndarë momente nga jeta e saj e përditshme.

Minuta më parë ajo ka publikuar një fotografi në Instagram, në të cilën shihet e veshur me një fustan ngjyrë të kuqe, e cila i shkon për shtati.

Ndryshe, Meryem vazhdon karrierën e saj si aktore me sukses në Turqi, ku është e angazhuar në projekte të ndryshme./21Media

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara