Një tërmet i fuqishëm ka goditur ishullin e Zelandës së Re, gjatë turneut mbretëror të Dukës dhe Dukeshës së Sussex!
Tërmeti me magnitudë 6,2 goditi të martën pasdite zonën e jugut të ishullit rreth 280 km në jug të Auckland, vendi ku ndodhej princ Harry dhe Meghan Markle. Kjo ishte lëkundja e dytë më e fortë e regjistruar pas tërmetit në vitin 2016 me magnitudë 7,8 ballë. Tërmeti u raportua si ‘i fortë’ dhe me një thellësi prej 193 km ! Lëkundja u ndje në të gjithë vendin edhe 800 km larg epiqëndrës. Ministri i Mbrojtjes Civile Kris Faafoi paralajmëroi njerëzit të përgatiten për tërmete të tjera
Ndonëse tërmeti u ndje deri në veri të ishulli, aty ku Meghan dhe Harry po qëndronin, ata ishin nën masa të forta të sigurisë. Mbrojtja civile e Zelandës së Re konfirmoi se nuk ka kërcënim për cunami pas tërmetit, ndonëse lëkundjet ishin shkaktuar nga lakimi i pllakave tektonike në zonën e Paqësorit.
Martohet Princ Leka II, ceremonia private u mbajt në Kështje...
Prindon Sadriu ftohet nga Zonja e Parë e SHBA-ve në Shtëpinë...
Pesë lojtarë të Castilla që luajtën ndaj Elche – Kush janë t...
Manchester United forcon pozitën e tretë pas fitores me Asto...
Zyrtari amerikan: Lufta me Iranin mund të përfundojë brenda ...
“Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga nj...