Për të gjithë ithtarët e ekranit, ai mbetet një nga prezantuesit e rrallë të televizioneve shqiptare.
I pakonkurueshëm në sërën e tij, Adi Krasta cilësohet si simbol i elokuencës mediatike dhe një nga figurat elitë që me profesionalizmin e tij ka bërë për vetë admirues të shumtë ndër vite.
Por, veçmas karrierës dhe angazhimeve të momentit, siç duket asgjë nuk e pengon Adin që të bëhet nostalgjik, dhe të nxjerr nga sënduku i vjetër i kujtimeve një nga fotot më domethënëse në arkivën e momenteve të fiksuara në celuloidin e çasteve të vyera në televizion.

E kush nuk e mban mend emisionin “12 vallëzime pa një të shtunë”, ku prezantuesi sfidues asokohe, por edhe sot për vet llojin e formateve televizive që ka zgjedhur të moderojë ndër vite, shfaqej në drejtimin e një spektakli kërcimi, me personazhe të njohur, e jo vetëm. Ndonëse, kanë kaluar dekada, asgjë nuk e ç’bën kujtimin për një nga kohët më të arta profesionale për moderatorin e njohur. Ai ka postuar së fundmi në instagram, një foto ku shfaqet në krahë të ish-Miss Fotozhenisë së parë, e dalë kjo nga një konkurs bukurie, ndërsa Adi shkruan në dixhiturën e fotos: “12 vallëzime…” me Valbona Çobën./Class/
Arrestohen katër persona për disa vjedhje të rënda në Obiliq...
Mbi 40 minuta kafe në një restorant në Vlorë, Rama dhe vajza...
Bora siguron kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovë...
Kongresi i SHBA-së adreson diskriminimin ndaj shqiptarëve në...
Hoxhaj në Forumin e Davos-it: Pa reagim perëndimor, hegjemon...
Arrestohet pas tre muajsh 19-vjeçari që grabiti në Prishtinë