Egli Tako është rikthyer sërish në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP 4.
Ajo bëri të ditur se këtë herë do të jetë për veten dhe për familjen pas gjithë asaj që i ka shkaktuar, shkruan Arbresh.info.
Por, duket se hyrja e saj nuk u prit mirë nga fansat e publiku, të cilët e mbështetën tejet shumë pas daljes.
Ndjekësit në Instagramin e Eglit kanë rënë dukshëm, ngase fitoi kur u largua nga ky format.
Ajo kishte rreth 352 mijë, pastaj ka rënë në 342 mijë, dhe aktualisht shënon 330 mijë ndjekës, gjë që i bie se ka humbur 22 mijë ndjekës.


Egli me hyrjen në shtëpi mbajti një distancë me Gjestin, ashtu siç edhe e ka shprehur më parë.
Ky i fundit nuk e la pa shfaqur gëzimin e tij, por nuk mori të njëjtën nga Egli.
Teksa ai u afrua ta takonte, Egli fillimisht e injoroi duke i takuar të gjithë banorët me rradhë, ndërsa Gjesti u ul i çuditur në divan.
A është kjo një hakmarrje e fansave të Gjestit për injorancën e Eglit ndaj tij? Pritet të shihet se si do të vazhdojë loja e Eglit, nëse do jetë larg banorit më të përfolur./Arbresh.info/
Qeveria sot mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futboll...
Protestë kundër ekspozitës për masakrat në Kosovë
Moti sot i i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...