Google ADS

Grupi nga Korea ‘BTS’ thyen rekordin e Taylor Swift në Youtube

17:51 | 28 Gusht 2018
Arbresh.info

Grupi nga Korea, BTS, ka thyer rekordin e Taylor Swift për videon më të shikuar të debutimit në Youtube.

Me më shumë se 45 milion klikime në vetëm 24 orë, videoklipi ‘IDOL’ mundi rekordin paraprak të Taylor Swift me këngën Look What You Made Me Do, duke e shtyrë në vendin e dytë, transmeton portali arbresh.info.

Po në këtë kohë të vitit të kaluar, hiti elektro pop i Swift, kishte marrë 43.2 milion klikime në vetëm një ditë.

Videoja e mprehtë e BTS, e cila përmban sekuenca të kërcimit në sfonte hipnotizuese, tashmë është shikuar mbi 90 milion here.

Teksti tërheqës përfshinë : ‘Mund t’më thërrasësh artist. Mund t’më thërrasësh idol. Nuk më intereson, jam krenar… bëj atë që dua. Nuk mund të më ndalosh të dua vetën.”

https://twitter.com/twitter/statuses/1034242023451185152

Një ‘tweet’e postuar në Tweeterin zyrtar të Youtube shkruante: “Urime për BTS! ‘IDOL’ tani mban rekordin për debutimin më të madh të videove muzikore në historinë e YouTube, duke fituar mbi 45 milion shikime në 24 orët e para.”

Emri i grupit paraqet frazën koreane Bangtan Sonyeondan, që përkthehet në anglisht si “Bulletproof Boy Scouts”.

7 pjestarët e grupit – V, Jimin, Jin, Suga, Jungkook, RM dhe J-Hope – janë të gjithë nga mosha 20 deri në 25 vjeç.

The band were the first Korean act to top the Billboard 200 albums chart

Formuar 5 vite më parë, grupi ka fituar një ushtri fansash (që janë emëruar si BTS A.R.M.Y), si dhe shumë TOP çmime muzikore.

Ata u bënë vepra e parë koreane që ka arritur në 200 albumet e Billboardit këtë vit.

Kënga që theu rekordin e Taylor Swift është marrë nga albumi i tyre i fundit, Love Yourself: Answer.

Një verzion alternativ i këngës, në bashkëpunim me Nicki Minaj, gjithashtu gjendet në album.

Grupi do të performoi në 16 qytete në turneun e tyre të parë botëror në shtator – duke filluar në Seoul para se të vazhdojnë në Amerikë, Evropë dhe Japoni./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme