Këngëtarja nga Shqipëria, Greta Koçi është një nga ata personazhe të njohur që jetën private ka preferuar ta mbajë larg vëmendjes së publikut.
Prej kohësh është komentuar për një romancë dhe madje edhe martesë, por vetëm së fundmi këngëtarja ka konfirmuar një gjë të tillë, shkruan arbresh.info
E ftuar në emisionin “Abc e pasdites”, Greta ka zbuluar se është zyrtarisht e martuar dhe bashkë me bashkëshorti ajo jetojnë prej kohësh në Austri.
“Është zyrtare që unë po jetoj në Vjenë, por e kam zyrtarizuar dhe çështjen e zemrës. Unë jam martuar tashmë dhe jetoj së bashku me bashkëshortin tim në Austri”, ka konfirmuar Greta.
“Është një fazë që po jetoj dhe jam jashtëzakonisht shumë e lumtur. Më duket sikur po marr frymë më lirisht. Djali e bën jetën e vetë këtu, por më origjinë është shqiptar”, ka thënë Greta.
Kujtojmë se më herët ajo është shprehur se nëse i dashuri i saj nuk do të jetë personazh publik, atëherë ajo nuk do e bëjë kurrë lidhjen publike. Kjo duhet të jetë edhe arsyeja pse Greta e ka mbajtur gjithçka të fshehtë këto kohë. / arbresh.info/
FSK drejt Shqipërisë për gjetjen e të zhdukurit në lumin Mat...
KESCO kërkon rritje prej 21.3% të çmimit të energjisë elektr...
Kërkohet ndihmë për gjetjen e një gruaje në Lipjan
Trevon Allen ndahet me Golden Eagle Yllin
E kryer, Kristjan Asllani kalon në formë huazimi tek Besikta...
Virusi i rrezikshëm rikthehet në Azi, Nipah ndez alarmin glo...