Banorja e Big Brother Vip Kosova, Gresa ka treguar se ka folur me Luiz Ejllin për t’i marrë disa këshilla nga ai për eksperiencën në shtëpinë e BBVK-së.
Gjatë një bisede me Vullnetin, Gresa i tha se Luizi i ishte përgjigjur brenda pesë minutash, duke i dhënë disa këshilla të sinqerta.
“Para se të futesha në shtëpi, mendova t’i shkruaja Luizit në Instagram dhe ta pyesja nëse kishte ndonjë këshillë për mua. I dërgova një mesazh me llogarinë time personale, ku kam disa foto provokative, dhe nuk vonoi shumë që të më kthente përgjigje”, tha Gresa.
“Luizi më shkruajti, përshëndetje. Së pari, nuk të njoh dhe nuk e di çfarë tipi je. Së dyti, nuk ta sugjeroj të hysh, pasi nuk ke mjaftueshëm përvojë për një vend të tillë. Së treti, nëse hyn, do dalësh pas dy ditësh. Së katërti, fotot provokative që ke në profil të dëmtojnë direkt. Së pesti, edhe fotot luksoze mund të të shkaktojnë probleme”, ka treguar banorja.
Vlen të përmendet se Gresa u zgjedh e preferuara e publikut në primen e fundit.
Ndërsa Luizi fitoi sezonin e dytë të BBVA./Arbresh.info/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës