Google ADS

Gold AG dhe Shyhrete Behluli lansojnë duetin “Vëlla e motër” (VIDEO)

17:26 | 28 Maj 2017
Arbresh.info

Bashkëpunimi i paralajmëruar nga dyshja e njohur Arian Agushi-Gold AG dhe Shyhrete Behluli, sapo u publikua.

Është kënga ‘Vëlla e Motër’ e cila ka bashkuar përsëri reperin me artistet e njohur të muzikës popullore, shkruan lajmi.net

Për këtë projekt është kujdesur produksioni “Vizioni Libonia” dhe pritet të jetë i suksesshëm si këngët e tjera të tyre.

Kujtojmë që Shyhretja dhe Goldi edhe vitin e kaluar kanë pasur një këngë të përbashkët me titull ‘Dashnia e Nanes’ që flet për dashurinë ndaj nënës dhe birit, këngë kjo që ka marrë afro 10 milionë klikime

Kësaj radhe ata i këndojnë vëllait e motrës, këngë kjo e shoqëruar me videoklip./

Të ngjashme