Reperja e njohur shqiptare, Gjira Kajtazi, vazhdon të jetë më pak e angazhuar në muzikë, por jo edhe në rrjetet sociale.
Artistja, e cila prej vitesh është zhvendosur në Gjermani, vazhdon t’i mbajë në formë fansat me postime nga më të ndryshmet.
Së fundmi, ajo u ka dhënë hapësirë ndjekësve në Instagram, të pyesin atë përmes opsionit pyetje-përgjigje, ndërsa njëra nga to ka të bëjë me reperen nga Istogu, Rina Balaj, me të cilën Gjira nuk ka edhe aq raporte të mira.

“Cili është mendimi yt për Rina Balajn, pasi ajo tha që ti nuk je repere?”, është pyetja që artistja Kajtazi ka pranuar nga një ndjekëse, por që as përgjigja e kësaj të fundit nuk ka munguar.
“Nuk kam asgjë kundër saj, më vjen gjynah se tani kush do ia blejë ‘views-at”, ka thënë Gjira, duke ironizuar me reperen Balaj, pasi faqja zyrtare e Instagramit të saj është marrë nga kompania “On Records”, aty ku edhe nisi karrierën prej këngëtareje.

Të njëjtat kanë pasur edhe një debat virtual vitin e kaluar, e të cilat siç duket nuk i kanë rregulluar raportet akoma.
Megjithatë, Rina tash e një kohë është distancuar nga muzika e po ashtu edhe nga grupi “On Records” dhe që ende nuk kemi të reja rreth saj. /Telegrafi/
Zelensky zhvillon bisedime me aleatët evropianë në Londër pa...
Gjykata Speciale: Aktgjykimi për Thaçin dhe të tjerët pritet...
Këta janë kandidatët që synojnë Kuvendin, por që s’u bënë kr...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar në ra...
Arrestohet në Kukës 40-vjeçari nga Kosova i shpallur në kërk...
Dy vjedhje brenda javës në Leposaviq