Edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania tashmë po i vjen fundi.
Konkurrentët së fundmi kanë ndarë me publikun se çfarë kanë mësuar në këtë rrugëtim dhe se çfarë do të marrin me vete.
Gjesti ka ndarë disa gjëra me publikun që ka mësuar në këtë format, që nuk do ta besonte kurrë se do i bënte jashtë.
“Kam mësuar që në sfidën që e kam pasur me ndejt 16 orë, nuk e kam menduar se do ta bëja. E kam pasur gjithmonë durimin armën më të fortë, por që e kam aq shumë se kisha besuar ndonjëherë”, u shpreh ai.
Theksoi tutje: “Kam mësuar si të dua si të sillem me njerëzit. Kam mësuar edhe shumë gjëra të tjerë, kam mësuar të jem i fortë. Do të marrë me vete një Besart të përmirësuar. Një Besart që nuk i ka pasur dy lidhje që i ka tani dy lidhje, u mësova”.
Gjesti mes tjerash shtoi: “Kam mësuar të dua vendin tim kjo është më e rëndësishmja. Kam mësuar që unë nuk dorëzohem çkado që më del përballë po zgjodhem, nuk do të dorëzohem deri në kiamet”.
Finalja e madhe e Big Brother VIP Albania 4 vlen të ceket se mbahet më 19 prill. /Telegrafi/
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin
Gjilan: Mbi 30% e qytetarëve votuan deri në orën 15:00