Drama dhe emocionet në Big Brother janë në kulmin e tyre, pasi një moment i thjeshtë zgjedhjeje ka sjellë tensione të papritura mes banorëve.
Gjatë një loje, Gjestin u ftua të zgjidhte një partner për të ndarë krevatin dhe vendimi i tij për të zgjedhur Rezartën shkaktoi një reagim të ashpër nga Egli, e cila nuk mundi ta fshehë xhelozinë e saj.
Egli, e cila më parë ka shprehur hapur pëlqimin për Gjestin, u duk qartë e zhgënjyer nga zgjedhja e tij.
Ajo iu drejtua me ironi duke thënë: “Produksioni të tha të zgjidhje”, duke tentuar të maskojë ndjenjat e saj, por tensioni ishte mëse i dukshëm për gjithë banorët.
Nuk është hera e parë që Egli shfaq pakënaqësi për afrimitetin mes Gjestit dhe Rezartës. Prej ditësh, ajo ka shprehur shqetësimin se Rezarta po qëndron shumë pranë Gjestit, duke ndjerë pasiguri dhe duke e lënë të dominohet nga xhelozia.
Ky moment ka ndezur diskutime brenda shtëpisë, duke lënë të hapur mundësinë për konflikte të tjera në ditët në vijim.
A do të sjellë kjo një përplasje të fortë mes Eglit dhe Rezartës? Apo Gjestin do të përpiqet ta qetësojë situatën? Publiku mbetet në pritje për të parë se si do të zhvillohet kjo telenovelë e re brenda Big Brother.
Kurti njofton se anija me ndihma të Kosovës në vlerë prej 50...
Limaj drejt protestës në Shkup: Do të çojmë mesazhe solidari...
Qytetarët ankohen për rritjen e çmimeve në prag të festave t...
KEDS tregon për qytetet ku sot do të ketë reduktime të energ...
Makina përplaset me murin e tunelit në hyrje të Pogradecit, ...
Vetëm ukrainasit mund të vendosin për lëshimet territoriale