Reperi i njohur, Unikkatil, ka surprizuar fansat e tij me një dedikim special për banorin e Big Brother VIP Albania, Gjestin.
Në një postim në Instagram, Unikkatil ka shpërndarë një fotografi të Gjestit brenda shtëpisë, duke e etiketuar atë në përshkrimin e postimit, ndërsa ka shpërndarë një citat që është shkruar nga vetë Gjesti.
Në fotografi, Gjesti duket i qetë dhe i fokusuar, ndërkohë që ka shkruar një mesazh për Unikkatil: “Unikkatil, një foto me ty pas Big Brother”. Ky ishte një apel nga Gjesti për të realizuar një foto bashkë pas përfundimit të lojës së Big Brother VIP Albania.
Përgjigjja e Unikkatil ishte plot humor: “Haha, ok lajmëromu kur ta kryesh.”
Ky shkëmbim mes reperit dhe banorit të njohur ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave të të dyve.

Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira