Modelja e njohur Gigi Hadid ka folur hapur rreth sëmundjes me gjëndrat tiroide. Ajo ka treguar se nga kjo sëmundje po vuan për më shumë se dy vjet.
Gjatë bisedës më një panel, Hadid është shprehur në lidhje me çrregullimin e saj të tiroides dhe simptomat e saj, transmeton arbresh.info.
“Në fakt metabolizmi im ka ndryshuar shumë gjatë këtij viti”, ka thënë ajo. “Vuaj nga sëmundja Hashimoto, nga gjëndra tiroide. Kam më shumë se dy vite që marr ilaçe për të trajtuar këtë sëmundje.”
Shumë persona të famshëm janë prekur nga kjo sëmundje, duke përfshirë edhe Zoe Saldana dhe Gina Rodriguez.
Kjo sëmundje prek sistemin imunitar, e cila dëron në çrregullimin e gjëndres tiroidë. Nëse kjo sëmundje nuk trajtohet me kohë, sjell dëmtime të mëdha në zemër. Kjo njihet si sëmundje tinzare, pasi nuk shfaqet menjëherë. Simptomat e kësaj sëmundje janë lëkura e thatë, lodhja, dobësimi i muskujve dhe dridhja e duarve./Arbresh.info
Trump: SHBA-ja fiton shumë para kur çmimi i naftës rritet
Edon Zhegrova bëhet baba për herë të parë
Raporti i Parlamentit Evropian: Serbia duhet ta ndjek penali...
Policia mbështet Shoqatën Down Syndrome Kosova me donacion f...
Ambasadori iranian: Irani nuk ka ndërmend të bllokojë Ngusht...
Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohen për 27 vjedhje ...