Reperët e popullarizuar shqiptarë, Ghetto Geasy dhe Majk, kanë lansuar projektin e ri muzikor.
“Hajde te baba”, titullohet kënga e re e dy artistëve, e cila është vizualizuar edhe me një videoklip me skena interesante, shkruan portali arbresh.info
Tekstin e kësaj kënge e kanë shkruar të dy artistët, producent ishte Rzon dhe BigDeal Records, ndërsa videoklipin e punoi Imagine Films.
Dueti i tyre vjen pas projekteve të suksesshme si: “Malena”, “Ajo”, “Paris Milano”, “S’jena mo”, “Vamos”, etj.
Secila prej këtyre këngëve të lartpërmendura numërojnë miliona klikimesh në YouTube, kështuqë edhe kjo pritet të jetë e tillë. /arbresh.info/
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...