Acarimet në mes të dy reperëve të njohur Mozzik dhe Getinjo me labelin On Records kanë filluar përsëri.
Producentët e njohur kanë fshirë nga kanali YouTube këngën e sapo lansuar të Mozzik ‘Madam’ e cila për një kohë të shkurtër arriti miliona klikime, shkruan arbresh.info.
Me akuzat e Zzap se reperët kanë vjedhur materialet e tyre muzikore ka reaguar edhe reperi Getinjo.
Ai përmes një statusi në InstaStory ka thënë që jua zgjatë dorën vetëm nëse mund ta ndalin popullin për ti dëgjuar ata.
‘Apet nuk ju shaj. Nale popullatën mos mem ngu, qat’her ta zgati dorën’ ka shkruar Getinjo.
Për fshirjen e këngës ‘Madam’ nga Youtube reagoi edhe vetë Mozzik duke iu thënë ‘Marre ju qoftë’.
Mozzik dhe Getinjo para disa kohësh shkëputën kontratën me labelin ‘On Records’ ndërsa ‘lufta’ mes dy palëve po vazhdon./Arbresh.info/

Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...