Aktori Gert Ferra është i eliminuari i radhës nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4.
Dalja e tij erdhi pas një jave të ngarkuar me debate dhe tensione me disa prej banorëve të tjerë, të cilët shpesh e kanë akuzuar për sjellje konfliktuale dhe tone të ashpra.
Largimi i Gertit u prit me gëzim nga disa prej banorëve, veçanërisht nga Rozana dhe Livia, të cilat nuk e fshehën lumturinë e tyre.
Pas eliminimit, ato festuan hapur duke e cilësuar daljen e tij si një çlirim për atmosferën brenda shtëpisë. “Më në fund, ka Zot”.
Nga ana tjetër, Gerti, në intervistën e tij pas eliminimit, deklaroi se ndihej i qetë për lojën që kishte bërë dhe falënderoi ata që e kishin mbështetur. “Kam qenë gjithmonë vetvetja. Ndoshta kjo nuk u pëlqeu të gjithëve, por nuk do të ndryshoja asgjë nga ajo që bëra”, tha ai.
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...
Hamza: Në dy ditët e ardhshme shpalosim programin, vendit i ...
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit
“Ndodhi për 30 sekonda”, flet nëna e dyvjeçarit shqiptar i c...