Gerta është përballur sot me Kutinë e Pandorës duke përfituar një surprizë emocionuese. Ajo pati mundësinë të takonte vjehrrën e saj, e cila hyri për pak minuta në shtëpi.
“Kutia e Pandorës u hap. Gerta, në oborr të pret një person shumë i dashur për ty, sot do kesh mundësinë ta takosh për disa minuta.”- thuhej në zarfin që përmbante të mirën.
Ndërkohë, siç dihet, në Kutia e Pandorës të mirë dhe një të keqe.
“Pas çdo të mire vjen një e keqe. Në këtë moment duhet të dërgosh në nominim 3 banorë pa përfshirë veten. Një prej tyre lë sot shtëpinë.”- thuhej në zarfin që përmbante të keqen.
Kështu, zgjedhja e Gertës ishte të dërgonte në nominim Rozanën, Laertin dhe Amberin. Një prej tyre do largohet mbrëmjen e sotme nga shtëpia. Rrjedhimisht, si pasojë e zgjedhjes së Gjestit për të bashkuar Laertin dhe Valbonën si një lojtar i vetëm, në rast të largimit të Laertit, largohet edhe Valbona.
“Rozana, Laerti dhe Amber. Janë lojtarë të fortë dhe duhet që në këto momente të përball lojtarët e fortë.”- tha Gerta.
Osmani: Një popull që ka fituar lirinë kundër të gjitha gjas...
Ambasadori gjerman në patrullë me trupat e KFOR-it
Abdixhiku flet për Ministrinë e Familjes: 200 euro në muaj p...
Abdixhiku në hapje të fushatës: Ne jemi pasardhësit politik ...
Irani thotë se shënjestroi një bazë amerikane pas sulmeve të...
Haradinaj për Fehmi e Xhevë Lladrvocin: Shembull i luftëtarë...