Bashkëshortja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodríguez, ka reaguar ashpër ndaj trajnerit të Portugalisë, Fernado Sattos, i cili e la në stol atë në ndeshjen kundër Marokos.
Portugalia u mposht me rezultat 1-0 duke u eliminuar nga Kampionati Botëror.
“Sot shoku dhe trajneri juaj vendosën keq . Ai shoku për të cilin keni kaq shumë fjalë admirimi dhe respekti. I njëjti që kur hyre në lojë, pa se si gjithçka ndryshoi, por ishte shumë vonë Nuk mund të nënvlerësosh lojtarin më të mirë në botë, armën tënde më të fuqishme. Nuk mund të ngrihesh për dikë që nuk e meriton as atë. Jeta na jep mësime. Sot nuk kemi humbur, ne. kam mësuar. @Cristiano. Të admirojmë”, ka shkruar ajo.
Gio kishte reagur edhe gjatë ndeshjes me Zvicrën, ku CR7 nuk luajti nga minutat e parë, por u inkuadrua 15 minutat e fundit, e partnerja e Ronaldos kishte shkruar se “Urime, Portugali. Ndërsa 11 lojtarët këndonin himnin, të gjitha kamerat u drejtuan nga ju. Sa turp që nuk shijuam lojtarin më të mirë në botë gjatë 90 minutave. Fansat nuk reshtin së kërkuari për ju dhe duke bërtitur emrin tuaj. Zoti dhe miku yt i dashur Fernando të vazhdojnë dorë për dore dhe të na bëjnë krenar edhe një natë”. /abresh.info/
Ish-ministri dhe gjashtë zyrtarët e arrestuar për korrupsion...
“Flasim me grushte”, Joshua i bën thirrje Tyson Furyt për nj...
Mbetet pa ujë një zonë në Fushë Kosovë pas shpërthimit të nj...
Amerika kryen sulme “masive” kundër ISIS-it në Siri
Presidenti Begaj: Gazetaria është profesioni më i bukur në b...
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë