Këngëtarja Genta Ismajli për më shumë se tre muaj ka qenë e karantinuar në Zvicër me familjen dhe të dashurin e saj, Huseyin Usta.
Dhe duket se tashmë me lehtësimin e masave, ajo ka zgjedhur jugun e Shqipërisë si destinacionin e parë për të kaluar disa ditë pushimi, shkruan portali arbresh.info
Ata kanë zgjedhur bregdetin e Vlorës për të kaluar disa ditë jo-produktive në krahët e njëri-tjetrit.
Huseyin duket tashmë të jetë shumë i familjarizuar me trevat dhe kulturën shqiptare.


Si shumë nga artistët shqiptarë, Genta këtë periudhë pandemie ka pezulluar të gjitha aktivitetet muzikore përfshirë këtu edhe videoklipin e saj të ri, të cilin e kishte paralajmëruar me një artist turk.
“Zjarr” mban titullin projekti i fundit i lansuar nga ajo në mars të vitit 2019. /arbresh.info/
Osmani në Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Ndamë së bash...
SHKK mohon raportimet: Personi që telefonoi në emision nuk i...
Katër persona lëndohen nga një aksident i rëndë në Fier, mes...
Endrit Thaçi e Sami Lushtaku i shkojnë në vizitë për festën ...
Kurban Bajrami rrit fluksin e hyrjeve nga Kosova në Shqipëri
Zhvilluan sezon perfekt tek Hoffenheimi, treshes së Kosovës ...