Që kur bënë publike lidhjen e tyre, dy personazhet e njohur publikë Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi u kthyen ndër çiftet më të dashura të showbiz-it.
Si rrallëherë ditën e sotme këngëtari ka vendosur që të bëjë publik një dedikim për femrën që i ka vjedhur zemrën duke e përshkruar atë me fjalët më të ëmbla.
Genci ka publikuar një foto ku shfaqet Eni, ndërkohë krah saj ka shkruar: “Kjo është Hana. Bukuria e saj e vërtetë, që nuk ndryshon kurrë, që nuk venitet as ikën, është nga brenda. Mirësia që rrjedh përbrenda saj është më e madhe se oqeanet ndërsa buzëqeshja jep dritë në çdo pjesë të jetës ku është vërtet errët. Më vjen inat sepse fjalët janë aq të varfuna të përshkruaj siç duhet. Një jetë është pak me ty.”
https://www.instagram.com/p/Bxc9D9ppZbu/
Pas kësaj, të gjithëve na u bënë “sytë me zemra”, këngëtares simpatike gjithashtu, e cila ka reaguar menjëherë në këtë mënyrë: “Awwww.”
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...