Dy muaj më parë solli këngën më të re “Dimër”, e cila u prit mjaft mirë prej publikut.
Por, duket se me kalimin e sezonës së dimrit, edhe Genc Prelvukaj ka menduar të sjell në videoklip të ri.
“Andërr”, titullohet kënga më e re e këngëtarit, që do ta shoqërojë edhe me një video të veçantë.

Këngëtari ka folur zbardhur disa detaje për Telegrafin duke zbuluar edhe kohën kur do të publikohet kënga.
“Këngën e kam punuar unë. Lokacionet se ku janë xhiruar videot janë të gjitha në Prishtinë”, ka pohuar këngëtari teksa ka treguar se po bashkëpunon me reperin Lyrical Son.
Ai më tutje tregoi se “brenda 15 ditëve do të publikohet kënga e shoqëruar me videon”.
Ndryshe, këngëtari ka paralajmëruar edhe këngë të tjera që do të vijnë gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/
PDK: Shumica parlamentare po e shtyn vendin drejt një krize ...
Sekuestrohen mbi 5 kg marihuanë në Fushë Kosovë, arrestohet ...
Vala e re e sulmeve izraelite në Iran, Trump: Më e keqja nuk...
Mësohet data kur do të hedhet shorti i gjysmëfinaleve të Kup...
Panik në Bosnjë e Hercegovinë – zbrazen raftet e ushqimeve, ...
Nesër nis evakuimi i shtetasve të Maqedonisë nga Lindja e Me...