Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka folur për çështjen e presidentit, pasi Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë pas konfirmimit të aktakuzës nga Specialja.
Berisha në seancën plenare në Kuvendin e Kosovës tha se president i vendit duhet të bëhet dikush që kur kalon nga varrezat civile, i kujton anëtarët e tij të familjes që e dhanë jetën për liri, shkruan portali arbresh.info
Ai madje tha se president duhet të jetë ai që e pranon mendimin ndryshe të secili intelektual.
E pas kësaj deklarate, erdhi reagimi nga këngëtari i njohur, Genc Prelvukaj i cili tha se më mirë është të zgjedhim dikë që i dhembin sytë nga leximi.
Postimi i tij i plotë:
Deputeti Berisha paska thënë se vendit i duhet një president që i dhemb trupi nga plagët e luftës.
Bekë, ky nuk është kriterium për pozitën që flitet. Më mirë të zgjedhim dikë që i dhembin sytë nga leximi dhe dija. /arbresh.info/
Merz dhe Macron me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt ...
Dy persona therën me thikë në Prizren, policia zbulon detaje...
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...
Gjersa u del në krah kriminelëve të dëbuar nga Mali i Zi, Vu...
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15