Emily Ratajkowski, modelja më e famshme në rrjetet sociale ka dalë në mbrojtje të Zonjës së Parë të SHBA-ve, Melania Trump.
Në emër të të gjithë grave dhe të artit nudist, Emily Ratajkowski, përmes një statusi në “Twitter” ka denoncuar një gazetar të “New York Times”, i cili ka ofenduar Zonjën e Parë, Gjatë bashkëbisedimit privat me modelen Ratajkowski, gazetari (emri i të cilit nuk dihet), ka ironizuar në mënyrë seksiste mbi të shkuarën e bashkëshortes së Presidentit të SHBA-ve.
“Ndërsa po bisedonim ai deklaroi se “Melania është një lavire”. Cilado qofshin bindjet e tua politike, është e drejtë që t’i denoncosh këto fjalë.”, – shkruan modelja. Top modelja ka dalë në mbrojtje të Melanisë dhe pak orë më vonë Zonja e Parë e ka falenderuar publikisht atë. Më pas ka ardhur edhe reagimi zyrtar i “NYT” që i ka përcaktuar tërësisht të papërshtatshme fjalët e gazetarit, pa e identifikuar atë./Arbesh.info

“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut