Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu nëpërmjet një postimi në profilin e saj në Facebook ka shprehur mbështetjen e saj për finalisten e “Big Brother VIP Kosova”, Xhuliana Nura.
Musliu ka thënë se Xhuli është duke u maltretuar nga tre finalistët e tjerë Stresi, Vedati dhe Artani si dhe nga produksioni i spektaklit.
“Sot, para syve të publikut, në emër të një „spektakli“ po maltretohet dhe po ofendohet një grua. Kjo grua i është ekspozuar agresivitetit të tre burrave të cilët e kanë humbur fare dhe e vetmja gjë që ata shohin janë ato 200.000 euro. Dhe sikur të mos mjaftonin tre burra, produksioni i futi edhe ish banorët, shumica dërmuese e të cilëve u kapën në vallën e sulmeve personale dhe ofendimeve grupore”, ka shkruar ajo.
Sipas Musliut, Xhuli duhet të mbështetet për disa arsye e njëra ndër to është edhe përkatësia e saj gjinore.
“Si format këtë lloj spektakli do ta ndaloja sepse nuk eksperimentohet me njerëz, por meqenëse nuk varet nga unë, për hir të njerëzores në rend të parë, për hir se kjo grua rrjedh nga një fis meritor dhe për faktin se ata që po e sulmojnë nuk janë as edhe një çik më të mirë, unë sot them: Forca Juliana”, ka deklaruar ajo.
Musliu po ashtu ka shprehur mbështetjen e saj edhe për finalisten tjetër Mbresën.
“Në minutat e fundit të finales dua ti shoh dy gra e që janë JULIANA dhe MBRESA por pa asnjë dyshim fitoren ja uroj asaj qe ështe nga dita e parë në këtë shtëpi, JULIANA NURA!”, ka shkruar deputetja Musliu.
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...