Flaka Krelani ka ardhur me një projekt të ri muzikor duke iu bashkuar një numri të madh të këngëve të sjella gjatë muajve të fundit të artistëve tonë.
Këngëtarja jonë ka publikuar këngën “Vet’me”, e cila është kombinim i zhanreve pop, afro-beat dhe r&b.
https://instagram.com/p/BlrI0zinKZc/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_loading_state_control
Vetë bukuroshja gjakovare është përkujdesur për tekstin gjersa këngën e ka sjell në versionin audio.
Në fakt, Krelani ka paralajmëruar se këngë të tjera të kompletuar me video do t’i publikojë gjatë muajit shtator.
Theksojmë se Flaka gjatë sezonës së verës është e angazhuar edhe në shumë koncerte dhe ngjarje të ndryshme.
Ndryshe, projekti i saj i fundit ishte “Def Star”, në bashkëpunim me Pancho City, i cili u pëlqye nga fansat e saj.
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit