Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka thënë se shembja e rrugës “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë është pasojë e neglizhencës ndaj standardeve të ndërtimit.
Pacolli ka theksuar se Ministria do të përdorë Planin e ri Hapësinor të Kosovës për të vendosur kritere strikte dhe standarde që “nuk lejojnë improvizime në dëm të qytetarëve”.
Pacolli ka shtuar se respektimi i ligjit dhe i kritereve teknike është jetik për sigurinë e qytetarëve dhe stabilitetin e infrastrukturës, dhe se komunat duhet të mbajnë përgjegjësi për mosrespektimin e standardeve dhe mungesën e inspektimeve.
“Kjo që shohim në Prishtinë është pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të standardeve. Respektimi i ligjit dhe i kritereve teknike është jetik për mbrojtjen e jetës së qytetarëve, punëtorëve dhe stabilitetin e infrastrukturës sonë, andaj llogaridhënia duhet të jetë e plotë dhe e panegociueshme. Pavarësisht rezistencës nga grupet e interesit apo politika e mësuar pa llogaridhënie, ne si Ministri po po punojmë që të vendosim rend dhe rregull. Edhe komunat duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të ndëshkohen për mungesën e inspektimit të mirëfilltë dhe mosrespektimin e standardeve në ndërtim. Për t’i dhënë fund kësaj mbrapshtie që është instaluar për vite me radhë, ne si Ministri do të bëjmë përpjekje që me Planin e ri Hapësinor të Kosovës të vendosim kritere të rrepta dhe standarde që nuk lejojnë më improvizime në dëm të qytetarëve”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur