Këngëtarja e njohur shqiptare, Flaka Krelani, prej muajsh është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.
Jo të rralla janë rastet kur këngëtarja nga Gjakova publikon edhe ndonjë fotografi provokuese, e një gjë të tillë e ka bërë në imazhin e fundit.
Krelani ka pozuar e mbuluar me një shami me material leopardi, të ndërthurur me xhaketë të po së njëjtit material, e ndërsa poshtë te këmbët shfaqej tërësisht e ekspozuar.
“Me kokë poshtë do të thotë ana e djathtë lart”, shkroi Flaka në mbishkrimin e kësaj fotografie, e cila është pëlqyer dhe komentuar shumë nga ndjekësit.
https://www.instagram.com/p/CEV-RTEJOua/?utm_source=ig_embed
Flaka Krelani përndryshe shquhet për potencën e saj vokale si kultivuese e zhanreve ‘rock’ dhe ‘dubstep’, ndonëse këto zhanre nuk janë shumë popullore për shqiptarët. /Telegrafi/
Shtyhet për disa minuta ndeshja mes Dortmundit dhe Atalantas
Mbreti i Holandës uron Osmanin për 18-vjetorin e Pavarësisë
Milanoviç uron Presidenten Osmani për 18-vjetorin e Pavarësi...
Kurti kërkon gjykatë ndërkombëtare për “turizmin e snajperëv...
Gjykata në Mynih e dënon me burg të përjetshëm kosovarin 34 ...
Galatasaray deklason Juventusin në ndeshjen e parë të play-o...