Këngëtarja shqiptare, Flaka Krelani, prej disa muajsh është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Artistja, e cila numëron mijëra ndjekës në Instagram, po vazhdon aktivitetet e saj përkundër se këtë kohë ka qenë më pasive në muzikë, shkruan portali arbresh.info
Ajo përmes rrjeteve sociale publikon imazhe e video të ndryshme, së cilës njëkohësisht nuk i mungojnë as fotosesionet e veçanta.
Së fundi, këngëtarja shqiptare ka pozuar për kopertinën e revistës së famshme njujorkeze “My New York”.

Flaka dukej tërheqëse në kopertinën e revistës së njohur, teksa pozoi në ngjyrat bardhë e zi dhe ishte veshur në të zeza.
“Miq! Muajin tjetër do të kemi tri numra të revistës. Kopertina e një numri do të zbukurohet me një këngëtare të mrekullueshme”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të “My New York” në Instagram.
Flaka veç tjerash ka paralajmëruar rikthimin me një këngë të re, por që duket se akoma nuk është finalizuar. /arbresh.info/
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...
Osmani bisedon me Guerot për marrjen e detyrave nga kryetarë...
Arrestohet një person për disa raste të vjedhjes në Ferizaj
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...