Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna Sejdi, ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për fansat e saj.
Ajo ndërkohë po vazhdon ta mbajë aktive lidhjen me ta përmes rrjeteve sociale, duke publikuar fotografi apo video të ndryshme nga përditshmëria, shkruan arbresh.info
Bukurosja përmes një postimi në ‘Instagram’ ka folur për një premtim kur e kishte fituar spektaklin ‘Dancing With The Stars’, e si çmim do të merrte një apartament në Tiranë të cilin se ka marrë kurrë.

‘Sot 7 vjet fitova ‘Dancing With The Stars Albania’, çmimi i premtuar ishte një apartament në Tiranë… garant ende është tu u ndërtu’, ka shkruar ajo.
Ajo u bë nënë për herë të dytë në fillim të muajit maj, të një djali që e ka pagëzuar me emrin, Zen.
Bukuroshja ndan djemtë me ish-partnerin e saj, muzikantin Patris Berisha. /arbresh.info/
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...
Babai vrau tetë fëmijë – një grua dhe një fëmijë thuhe...
Talenti holandez, Kees Smit në “radarët” e gjiga...
Trump: Po e fitojmë luftën me Iranin pavarësisht lajmeve të ...
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...