Olsi dhe Fiorentina kanë pasur një nga lidhjet më të komplikuara brenda shtëpisë së Big Brother ku debatet mes tyre nuk kanë qenë të pakta.
Xhelozitë e Fiorentinës dhe reagimet e vrullshme të Olsit kanë ndikuar jo pak në marrëdhënien mes tyre, por sërish ata deri më tani kanë arritur që të sheshojnë çdo keqkuptim.
Mëngjesin e sotëm Fiorentina këshillon Olsin që të ruajë kontrollin karshi saj, duke iu referuar një momenti “fërkimi” që ata patën një ditë më parë.
“O Olsi s’trajtohet femra ashtu siç bën ti, qetësohu ruaje kontrollin”, i thotë Fiorentina atij, por Olsi mundohet ta qetësojë duke sqaruar incidentin që ndodhi. “Sa më pickoi mushkonja, erdhe ti dhe më preke aty”, i thotë ai. Ndërsa Fiorentina këmbëngul që ai duhet të ruajë qetësinë./bigbrother
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin
Hoti: Çmimi i naftës është rritur 40%, Qeveria po dështon të...
LDK propozon uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, kërkon ...
Hamza: Rritja e çmimit të naftës po varfëron qytetarët, qeve...