Pjesa e shtatë e serisë “Fast & Furious” ka arritur të bëhet filmi i nëntë me hapjen më të madhe të të gjitha kohëve.
Paul Walker dhe ekipi i tij i filmave “Fast & Furious” kanë arritur që edhe në pjesën e shtatë të vendosin rekorde si për serinë ashtu edhe në historinë e filmave në përgjithësi.
“Furious 7” është pjesa me hapjen më të suksesshme të shtatë filmave deri tani dhe kjo për shkak se fansat duan ta shohin aktorin e ndjerë Paul Walker edhe një herë si Brian O’Connor ndërsa 143.6 milionët e mbledhur e rendojnë filmin si i nënti me hapje më të madhe të historisë së Boxoffice në Amerikë, transmeton Koha.net.
Gjithashtu, në kinematë botërore filmi ka impresionuar me 384 milionë dollarë të mbledhur që në fundjavën e parë, edhe pse në shumë vende të botës ende nuk ka filluar të shfaqet.
Këto janë 10 filmat me fitimet më të mëdha në javën e premierës së tyre:
Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump