Filmi “Biarbie” është në krye të listës së nominimeve për çmimet e Globit të Artë të Hollivudit (Golden Globe), pasi u nominuar në nëntë kategori, duke e lënë mbrapa dramën historike “Oppenheimer” me tetë nominime.
Këta dy filma do të garojnë në kategori të ndryshme në Globin e Artë, në ceremoninë me tepih të kuq e cila e nis sezonin e ndarjes së çmimeve të Hollivudit në janar.
“Barbie”, e regjisores Greta Gerwing, do të garojë për komedinë apo filmin më të mirë muzikor kundër filmave “American Fiction”, “The Holdovers” dhe të tjerëve.
“Oppenheimer” është në garë për filmin më të mirë dramë.
“Killers of the Flower Moon” dhe “Poor Things” janë në mesin e favoritëve me nga shtatë nominime secili.
Emma Stone, Leonardo DiCaprio, Cillian Murphy dhe Da’Vine Joy Randolph janë në mesin e aktorëve të nominuar.
Fituesit do të shpallet në një ceremoni më 7 janar.
Filmat më të nominuar:
9 nominime – Barbie
8 – Oppenheimer
7- Killers of the Flower Moon
7- Poor Things
5 – Past Lives
4 – May December
4 – Anatomy of a Fall
4 – Maestro/rel
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...