Këngëtarja e re Filloreta Raçi së fundmi është përballur me një situatë aspak të këndshme.
Kjo, pasi me të zgjuar në mëngjes këngëtarja ka parë se llogaria e saj personale në Instagram është ‘hackuar’, dhe nuk ka mundur të qaset në të, transmeton telegrafi.
Si rrjedhojë, këngëtarja nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim ligjor apo denoncim në polici, por ka vendosur që të hapë një llogari të re në këtë rrjet social.
Këtë, ajo e ka bërë të ditur përmes disa postimeve në Instagramin e ri, ku u ka treguar fansave për ngjarjen, ndërsa ka bërë thirrje që ta ndjekin tashmë në këtë Instagram sepse ky do të jetë Instagrami i saj zyrtar.
Tutje, këngëtarja ka “përgëzuar” personin që e ka bërë këtë duke i thënë “Hallall të qoftë” në video, ndërsa tregon se hapjen e një llogarie të re nuk e ka aspak problem.
E njëjta ka filluar tashmë të grumbullojë ndjekës edhe në llogarinë e saj të re, ndërsa arsyeja pse iu ‘hackua’ Instagrami ishte fakti që personi që e bëri këtë gjë, gjeti qasje në e-mailin e saj.
Sido që të jetë, Fifit duket se nuk i ka ngelur shumë hatri, përderisa nuk ka hezituar që gjithçka ta nisë nga fillimi.
https://www.facebook.com/180099715689705/videos/601532630213076/
https://www.facebook.com/180099715689705/videos/601533240213015/
https://www.instagram.com/p/BiQOObOFHGd/?taken-by=fifi_filloretaraci
Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte t...
Rregulli i ri pritet t’i ‘sakatojë’ futbollistët që mbulojnë...
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike
Kur mund të mbahen zgjedhjet e reja në Kosovë?
Abdixhiku: Ne Vjosën nuk e shohim si kuorum, por si presiden...