Reperi Fero është kthyer në një ndër emrat më të komentuar në media e rrjete sociale për shkak të marrëdhënies së tij me modelen bukuroshe, Arbenita Ismajlin.
Teksa ishte i ftuar në emisionin “E diell”, padyshim ai s’mund të shpëtonte pa u pyetur për partneren e tij, për të cilën rrëfeu se ka sjellë ndryshimin e madh tek reperi dhe kishte bërë atë që asnjë femër s’kishte mundur më parë.
Fero rrëfeu se ai gjithmonë kishte dashur më shumë veten, mirëpo Arbenita kishte shkrirë akullin e tij, duke u kthyer në dashurinë e madhe të Feros
“Unë gjithmonë e kam pasur këtë problem, se e kam dashur veten shumë, por ajo më ka bërë konkurencë të sinqertë, kështu që tani e dua atë më shumë.”- u shpreh reperi para kamerave./arbresh.info
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...
VV-ja bojkoton vazhdimin e seancës për çmimin e naftës
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...