Reperi Mc Kresha ka vendosur t’i dedikohet tërësisht karrierës muzikore, duke lënë pas dore jetën e tij private.
I ftuar në emisionin “Pushime on Top”, reperi është shprehur se nuk ka kohë për të rënë në dashuri.
“Ngaqë jam në punë, nga një koncert në një tjetër, s’ka kohë për pushime, nuk më do askush, prandaj jam single” tha ai.
Reperi theksoi se vlerëson shumë Aurela Gaçe, si ndër këngëtaret më të mira në Shqipëri.
“Këngëtarja që preferoj unë është Aurela Gaçe. Kur më merr malli të dëgjoj muzikë të mirë dëgjoj Aurela Gaçen dhe këngën Valsi Lumturisë. Meqë ajo më ka ftuar njëherë për një bashkëpunim, po e ftoj edhe unë publikisht”- tha Mc Kresha, shkruan IconStyle.
Pamja e re është ajo që të bie në sy sapo e shikon reperin e njohur, lamtumirë flokët e gjata.
“Vera e gjatë dhe dëshira që të laj flokët çdo ditë më bën t’i shkurtoja. Duke menduar çfarë më priste thashë t’i shkurtoj sa është koha” tregoi me humor këngëtari.
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...