Fansat padisin Madonën

22:03 | 10 Nëntor 2019

Kohëve të fundit Madonna ka zemëruar tifozët e saj për shkak të vonesa nëpër koncerte.

Mbretëresha e Popit, e cila aktualisht po mban turin Madam X, është paditur nga tifozët e saj, transmeton portali arbresh.info

Në dokumentet ligjore, të marra nga TMZ, një tifoz i saj nga Florida po pretendon se humbi shumë para për shkak të fillimit të koncertit me vonesë. Koncerti ishte paraparë që të mbahet në orën 8:30, ndërsa filloi në orën 10:30.

Shitësi i biletave, Nate Hollander, i bleu biletat që në muajin gusht.

Hollander, i cili ka mbledhur mbajtës të biletave të tjera për padinë, thotë se është qesharake që një shfaqje e mbrëmjes së së martës të fillojë në 10:30 pasdite dhe gjithashtu i bën biletat e tij më pak të vlefshme. Ai pretendon se ka kërkuar një rimbursim për tre biletat që ka blerë, për 1.024.95 dollarë, dhe është refuzuar.

Hollander nuk është tifozi i vetëm i Madonnës që është i mërzitur me të.

Madonna performoi në Las Vegas të enjten 7 nëntor në Pallatin Caesars dhe nuk u ngjit në skenë deri në orën 12:30 të mëngjesit, dy orë pas kohës së planifikuar të fillimit, sipas Fox5 Las Vegas.

Tifozët e zemëruar kanë kërkuar rimbursim sapo këngëtarja është ngjitur në skenë.

Në shfaqjen e saj të premten në 8 nëntor, Madonna iu drejtua padisë dhe ankesave.

“Këtu është diçka që ju të gjithë duhet të kuptoni,” i tha ajo audiencës. “Dhe kjo është, që mbretëresha nuk është vonohet kurrë”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara