Fansat e shumtë të Kylie Jenner mbetën të habitur pasi ajo pozoi e zhveshur ndërsa ishte e mbuluar me gjak në një postim në Instagram që promovonte bashkëpunimin e saj të ardhshëm të koleksioni të ri të kozmetikës “Nightmare On Elm Street”.
Miliarderja 24-vjeçare, e cila është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë ndau imazhe të reja të cilat u cilësuan si ‘shqetësuese’ nga disa prej 275 milionë ndjekësve të saj, shkruan DailyMail transmeton arbresh.info
Ajo e zhyti trupin e saj të zhveshur në gjak për bashkëpunimin e fundit tronditës horror të përqendruar rreth Freddie Kruger për linjën e saj “Kylie Cosmetics” e cila e bëri atë një emër të famshëm.
Kylie pozoi në të foto e frikshme ndërsa gjaku i rremë mbuloi lëkurën e saj ku shihet ulur në një sfond të bardhë.

Flokët e saj të gjatë dhe ngjyrë kafe të errët ishin të lagur dhe të valëzuara të cilat i la të lira mbi shpinë, ndërsa ajo mbulonte gjoksin me duart e saj.
Përmes këtyre postimeve, ylli televiziv paralajmëroj koleksionin e ri të vjeshtës nga marka e saj e kozmetikës “Kylie Cosmetics”.
Kujtojmë se, Kylie është shtatzënë për herë të dytë nga lidhje me reperin, Travis Scott. /arbresh.info/
Aksioni kundër fajdes në Prizren, dëmi ndaj viktimës 700 mij...
Mbi 8 mijë zyrtarë ende pa deklaruar pasurinë
Orav përfundon misionin në Kosovë, takim lamtumirës me Osman...
Hamza nënshkruan peticionin kombëtar në mbështetje të ish-kr...
Joseph: Kriza politike në Kosovë rrezikon interesat e shteti...
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër