Pas surprizës emocionuese që i bëri të vëllait në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, Blerina, motra e Gjestit, ka dhënë një intervistë për emisionin Big Brother VIP Fan Club, ku ka ndarë mendimet e saj mbi rrugëtimin e Gjestit dhe raportin e tij me banorët e tjerë.
E pyetur nëse mendon që Gjesti po luan një strategji në këtë format, ajo e mohoi një gjë të tillë dhe u shpreh e bindur se ai është duke vepruar në mënyrë të sinqertë.
Po në lidhje me Eglin, mendon se po luan?
– Jo, nuk e mendoj. Sa e njoh unë, jo.
Lidhur me afrimitetin e krijuar mes Gjestit dhe Eglit, Blerina u shpreh se vendimi u takon atyre, por, familja nuk është kundër një romance mes tyre.
Do ju pëlqente një romancë mes Eglit dhe Gjestit?
– Ata e vendosin vetë. Nuk jemi kundër. Egli është një vajzë shumë e mirë dhe shumë e sjellshme, por vendimi u përket atyre.
Një tjetër temë e diskutuar ishin debatet e forta të Gjestit me Jozin dhe G-Banin. Blerina nuk e fshehu shqetësimin e saj për situatat e tensionuara, por gjithashtu u shpreh se familja nuk e ka parë të nevojshme të japë një opinion të prerë mbi këtë çështje.
Si jeni ndier kur keni parë debatet e ashpra të Gjestit me Jozin dhe G-Banin?
– Normal që nuk jemi ndier mirë, por nuk kemi pasur ndonjë mendim. Ka ndodhur. /Telegrafi/
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata