Është 19 vjet më i ri, flet “i fejuari’ i Sharon Stone!

BGUK_1169346 - ** RIGHTS: ONLY UNITED KINGDOM ** Miami Beach, FL - It's her Basic Instinct! Sharon Stone looks incredibly youthful as she shares some PDA on the beach ahead of her 60th birthday! Pictured: Sharon Stone BACKGRID UK 9 MARCH 2018 BYLINE MUST READ: VAEM / BACKGRID UK: +44 208 344 2007 / [email protected] USA: +1 310 798 9111 / [email protected] *UK Clients - Pictures Containing Children Please Pixelate Face Prior To Publication*

00:21 | 17 Shtator 2018
Trina Galanxhi

Flet për herë të parë Angelo Boffa, “i fejuari” italian i Sharon Stone, një biznesmen, i cili është 19 vjet më i ri se aktorja e Hollivudit.

Sigurisht mes thonjëzave, sepse duket, se mes të dyve, të super dashuruar deri pak kohë më parë – me foto ku shfaqeshin duke shkëmbyer puthje të zjarrta dhe me unazën e fejesës në gishtin e saj – dashuria ka përfunduar.

“Nuk jam i fejuar”, – ka pranuar Angelo Boffa, duke iu përgjigjur pyetjes pa asnjë siklet para prezantueses Barbara D’Urso, bashkëmoshatare e Sharon Stone, po aq mahnitëse sa ajo.

Aq sa para tij, i cilësuar nga shtypi si “the italian lover”, nuk ka hezituar të lëvizë këmbët si diva amerikane në filmin “Basic Instict”. Dhe Boffa nga ana e tij, duket i tërhequr nga gratë me moshë më të madhe dhe nënvizon: “Nëse një burrë ka lidhet me një vajzë më të re, është normale, por mendoj se në vitin 2018, duhet të jetë normale edhe e kundërta”.

Megjithatë, nga pamja e tij, kur flet për Sharon Stone – të cilën e cilëson si “një njeri të shkëlqyer”, – nuk është e thënë se mes të dyve historia ka përfunduar…/gsh/

Shpërndaje në rrjete sociale