Rep-artisti i njohur shqiptar, MC Kresha, gjatë ditës së djeshme (e shtunë) ka festuar ditëlindjen e 36-të.
Për këtë ditë speciale, shumë fansa, kolegë dhe familjarë të tij kanë zgjedhur fjalët më të mira për ta uruar në rrjete sociale.
Por, përpos kësaj nuk ka munguar as edhe surpriza nga bashkëshortja e tij, Erzina, e cila ka bërë një dhuratë të këndshme për reperin.
Në rrjetin social Facebook, babai i Erzinës, Ximi Shehu, ka ndarë një video ndërsa Erzina shihet duke i dhuruar një gramafon.
https://www.facebook.com/shehson60/videos/1380086882190089/?t=0
MC Kresha dukej mjaft i surprizuar pasi zbuloi dhuratën, teksa nuk munguan as edhe puthjet para të pranishmëve.
Gjatë tërë këtyre viteve, reperi ka qëndruar aktiv sa i përket prurjeve muzikore, ndërsa njihet si ndër reperët më të dëgjuar në estradë. /Telegrafi/
Gjysmëfinalja e parë, dueli i zjarrtë – PSG ndaj Bayernit, p...
Sërish seancë në orën 23:00, 1 orë para përfundimit të afati...
José Mourinho drejt Real Madrid? – Ekziston klauzolë l...
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...
Egzon Dakaj i jep fund karrierës si gjyqtar
Abdixhiku: Kurtit po i pengon Vjosa Osmani, por populli do t...