Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi, ka kohë që i ka munguar skenës me projekte të reja muzikore.
Megjithatë, ajo po vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale me publikimin e postimeve të ndryshme.
Ajo së fundmi ka marrë vëmendje me disa fotografi të realizuara nga oborri i shtëpisë, meqë vetëm disa javë më parë njoftoi se është bërë me vilë të re luksoze.

Biondja, e ndjekur nga mbi 1.5 milion njerëz, edhe këtë herë nuk ka hezituar të vë në pah linjat trupore.
E njëjta është shfaqur me një fustan të zi dypjesësh e me një pallto ngjyrë gri, derisa dukjen e ka kompletuar edhe me një palë take të zeza.

Këto imazhe kanë bërë që të marrë komplimente të shumta, duke e përgëzuar për këtë ‘look’.
Era në këtë periudhë është shumë e fokusuar duke punuar në albumin e ri, për të cilin akoma nuk ka dhënë ndonjë detaj.
View this post on Instagram
Hoffenheimi u jep zemër treshes dardane pas humbjes me Turqi...
“Kosova na vuri shumë në vështirësi, fat i keq që vetëm një ...
Agim Ademi: Gjithmonë krenarë me gladiatorët tanë dardanë, d...
Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, B...
Muriqi: Nuk më vijnë fjalët, po më dhimbset i gjithë ekipi d...
Abdixhiku pas ndeshjes: Krenar me djemtë tanë, do t’ia dalim...