Një kujtesë në mendjet e të gjithëve, atyre që e njohën personalisht dhe atyre që e njohën përmes performancës dhe punës së saj.
Kjo është ajo që kanë bërë miqtë e saj më të ngushtë e që e njihnin përtej të përditshmes, në të shkuarën dhe në të tashmen e saj.
“Ajo ëndërronte një shtëpi të madhe, të bardhë, me oborrin mbushur me lule e me një qenush të vogël që lodronte në të. E përshkruante me detaje këtë ëndërr, ndërsa dëgjonim e ridëgjonim disa herë “Casa Bianca-n” e Marisa Sannia. Ndër udhëtime të gjata e të shkurtra, nëpër arratisjet larg Tiranës, drejt qetësisë së shpirtit, ku flisnim e qeshnim.
Bënim plane e projekte për jetën, tregonim histori të shkuara e thurnim ëndrra për të ardhmen, ashtu si kjo shtëpia e ëndrrave, si miqësia jonë që do të zgjatej deri në pafundësi, si udhëtimet, si muzika e gjithçka që deshëm e kishim planifikuar të arrinim në këtë jetë”.
Policia me urdhër operativ për zgjedhjet, publikon numrat ku...
Katër të arrestuar pas përleshjeve pranë një qendre imigraci...
Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...