Këngëtarja Enca Haxhia vazhdon të rrëmbejë vëmendje me postimet e saj në rrjetet sociale.
Ajo vetëm në Instagram numëron 2.2 milionë njerëz, për të cilët shpesh ndan imazhe dhe video të ndryshme nga përditshmëria, duke mos i munguar as pozat provokuese, shkruan portali arbresh.info
Këngëtarja ndau me fansat një imazh të aktorit Jaime Lorente, i cili luan rolin e ‘Denverit’ në serialin shumë të shikuar të Netflix, “La Casa de Papel”.
Teksa publikoi një fotografi të aktorit, Enca shkroi me shaka në mbishkrimin e imazhit: “Si thoni ju? Ia vlen ta gjuajë këtë motra juaj”.

Më pas, këngëtarja me shaka shkruan se nuk e njeh si personazh të serialit, duke ironizuar edhe me faktin që ndjekësit po i thonë se ai është “i zënë”.
“Nuk e di kush është Denveri, se ne nuk shohim ‘La Casa de Papel’, shohim ‘Elite’ Dhe pse po me thoni që qenka i zeënë? (Jo shumë gjatë)”, ka shkruar ajo.

“Amor” mban titullin kënga e fundit e lansuar nga Haxhia që në YouTube ka kaluar shifrën e 3.2 milionë klikimeve./ arbresh.info/
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...