Emina Cunmulaj ndau lajmin e ëmbël në faqen e saj zyrtare në Instagram,
Me një foto nga spitali, modelja me famë botërore, na tregoi se u bë nënë për herë të tretë, kësaj radhe e një djali, ku tregoi emrin e tij.
“Djali im erdhi. Shá Yosef Nazarian. Zemra ime është plot. I vogli im, më ke mësuar kaq shumë që tani, numër një është durimi. Nuk kishte rëndësi kur duhej të vije, por kur doje ti të vije. Më mësove se gjërat nuk jepen kur i do, por kur është e thënë t’i kesh. Faleminderit për këtë mësim e shumë të tjerë që do vijnë”, shkroi Emina e emocionuar në Instagram.
Kujtojmë që çifti Emina dhe Sam, kurorëzuan dashurinë e tyre në Maj të 2015-s, në një ceremoni luksoze në Meksikë, dhe kanë tre fëmijë së bashku, dy vajza dhe një djalë. /arbresh.info/

Shqiptari befason sigurinë italiane, arratiset për herë të k...
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin