Mbrëmjen e sotme është zhvilluar premiera e filmit me protagonistë aktorin Ermal Mamaqi dhe këngëtaren Elvana Gjata.
Gjatë fjalës së saj Elvana u shpreh sesi kishte qenë ky bashkëpunim për të si realizim i filmit të saj të parë. Ajo falënderoi Mamaqin dhe gjithashtu u ndal tek skenat pikante të filmit “2 Gisht Mjaltë” ku ata janë një çift të dashuruarish që duhet të puthen, shkruan opinion.
Elvana tregoi se në fakt skena të tilla kanë ndodhur dhe që ajo ka qenë disi në siklet.
“Ka qenë një eksperiencë shumë e bukur dhe ka pasur edhe disa skena që të jem e sinqertë kanë qenë shumë të bukura. Ideja që jam çift në këtë film me vëllain tim sesi nuk më hëngri ajo mortja që duhet të të puthja ty, unë nuk e di”,- është shprehur këngëtarja.
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në New Jersey, një ...
Zyrtare: Malisheva ndanë rrugët me trajnerin Elon Berisha
Negociatat SHBA-Iran në Islamabad vazhdojnë, Witkoff dhe Kus...
Kurti kujton masakrën në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenoci...
Kosova mes vetëkënaqësisë dhe rrezikut real
Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...