Elon Musk është parë me të dashurën e tij të re, aktoren australiane Natasha Bassett, duke shijuar një drekë të qetë në parajsën e miliarderëve në St Tropez. Dyshja u panë teksa po hanin drekë në një hotel ku dhomat kushtojnë mbi 1300 dollarë në natë.
Miliarderi 50-vjeçar dhe 29 vjeçarja besohet se kanë filluar që të takohen në shkurt të këtij viti, kur u panë duke zbritur nga avioni privat i Musk në Los Angeles. Musk mirëpriti fëmijën e tij të dytë me ish-të dashurën Grimes në dhjetor të vitit të kaluar përmes një nëne surrogate.
Ata konfirmuan se janë ndarë në shtator. Miliarderi ka qenë së fundmi kryefjalë e mediave jo vetëm për jetën personale por dhe për faktin për përpjekjen e tij për të blerë platformën sociale, Twitter.
Vetura godet fëmijën në Zhabar të Mitrovicës
Rezerva Federale e SHBA-së mban normat e interesit pavarësis...
Kos: Kufizimi i pavarësisë së gjyqësorit, hap prapa për Serb...
Trump: Irani të arrijë një marrëveshje ose sulmi i ardhshëm ...
Emilja Rexhepi: Nuk jam analiste ta analizojë, por e respekt...
Përveç zgjedhjes së Dolces, “Vëllai i Madh” ia lë në dorë pu...