Ajo sot është një nga këngëtarët më të mira të muzikës popullore, por 30 vjet më parë Eli Fara ka qenë mësuese e ciklit fillor në zonën e Korçës.
Në një klasë të improvizuar në “E Diell”, moderatorët u vunë në rolin e nxënësve, Manushi në rolin e drejtorit të shkollës, ndërsa Eli Fara si mësuese.
Kur u pyet sesi i kujtonte ditët e para të martesës së saj asokohe, në shtëpinë e ish-bashkëshortit, Eli Fara i kujton përmes disa episodeve.
“Unë isha në shkollë kur u martova. Janë ca historira që nuk thuhen, por mbaj mend që isha shumë e turpshme dhe nuk haja bukë. Nëse nuk më jepnin të haja, rrija pa ngrënë”, habiti me deklaratën e saj.
Ajo ndër të tjera tha se në kohën kur punonte mësuese, djemtë i mbante pak më shumë me hatër se vajzat sidomos ata çapkënë, ndonjëherë vinte edhe katra, por nuk e tepronte.
Hartimi që i ka bërë më shumë përshtypje ka qenë i një nxënëseje që e përshkruante mësuese Elin, të bukur dhe me thonj të gjatë.
“Në vitet `80 mbajtja e thonjve të gjatë në Shqipëri konsiderohej shumë moderne për kohën dhe ndaj më ka mbetur në mendje”, kujtoi duke buzëqeshur Eli Fara./gsh/
Për lirimin me kusht, Smakaj ofroi 50 mijë euro dorëzani e F...
Neymar zbulon prapaskenat e MSN te Barcelona
3 vjet burgim dhe 1 mijë euro gjobë ndaj të akuzuarit për pë...
Ndalohen 19 kryesues në Suharekë, të dyshuar për dallavere m...
Një lagje në Mitrovicë mbetet pa ujë të pijshëm, Ujësjellësi...
Zjarri përfshin termocentralin në Teheran