Sonte nis nata e parë e edicionit të 56-të të festivalit të Këngës në Radio Televisionin Shqiptar.
Edhe këtë vit do të garojnë këngëtarë të shumtë për ta përfaqësuar Shqipërinë, në festivalin e madh të këngës, në “EuroSong 2017”, shkruan arbresh.info.
Gjatë tri netëve sa do të mbahet ky eveniment do të ketë shumë befasi, e befasi të tilla ka paralajmëruar edhe këngëtarja Elhaida Dani.
Ajo ka publikuar një imazh në Facebook së bashku me kantautorin e njohur Italian, Riccardo Cocciante.
“Pas 4 vitesh , sërish bashkë në Shqiperi me Maestro Cocciante ! Mos humbisni hapjen e Festivalit të Këngës sonte në TVSH/RTSH ! Kemi një surprizë për ju !”, ka shkruar Dani mbi fotografinë./Arbresh.info/

Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...